I buzëqeshur në karrigen elektrike, kërkesa e çuditshme e vrasësit para ekzekutimit të tij

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 02.11.2018, 18:09

Çfarë do të thoshit si fjalën e fundit në këtë jetë? Vetëm mendojeni dhe me siguri mes alternativave nuk do gjendet ajo që ka thënë vrasësi Edmund Zagorski.

Edmund Zagorski, 63 vjeç, u ekzekutua në karrigen elektrike të enjten e kaluar. Ai vdiq rreth orës 19:26 (me orën e Amerikës), në një burg të sigurisë maksimale në Nashville, Tennessee.

Kërkesa e fundit e Zagorskit ishte të hante një vakt me bishtaja, mish derri dhe thëllëze.

Ndërsa, i pyetur për fjalën e tij të fundit para se të fillonte ekzekutimi i tij, Zakorski tha: "Let’s rock/ Le ta ndezim ose Le të fillojë festa!

Dëshmitarët e ekzekutimit thanë se Zagorksi ishte i buzëqeshur teksa iu vendos koka në karrigen elektrike.

Ata vunë në dukje se ai shtrëngoi grushtet kur u aplikua voltazhi, por Zagorski nuk bëri asnjë rezistencë gjatë kohës që karrigia vdekjeprurëse ishte në punë.

Zagorski u dënua për sulmet e prillit të vitit 1983 për vrasjen makabre të dy burrave gjatë një marrëveshjeje droge.

Para tre javësh autoritetet kërkuan t’i injektonin Zagorskit një injeksion kimik, por plani u ndërpre nga guvernatori i Tennessee-s ku i burgosuri ushtroi të drejtën e tij për të kërkuar karrigen elektrike.

Në Tennessee, të burgosurit krimet e të cilëve ndodhën para vitit 1999 mund të zgjedhin karrigen elektrike. Është vetëm një nga gjashtë shtetet që lejojnë një zgjedhje të tillë ekzekutimi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit