Me sa duket, nuk kanë të ndalur aksidentet gjatë ditës së sotme.
Në orët e vona të kësaj pasditeje të së premtes, një tjetër aksident ka ndodhur në qytetin e Fierit, pas atij me pasoja të rënda të raportuar në Rrugën e Kombit.
Këtë herë një prej ambulancave të burgut të këtij qyteti i ka vënë rrotat dhe ka përplasur një burrë të moshuar, i cili, sipas dëshmitarëve, po ecte me biçikletë në rrugën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Grecallisë, në lagjen "15 tetori".
Fatmirësisht, i moshuari nuk ka marrë dëmtime serioze, ndërsa në moment i është dhënë ndihma e parë.