Vjen për dasmë në Shqipëri, e fusin në burg për vjedhje energjie

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 02.11.2018, 14:24

Shqipëria është ai vend ku dënohet dikush që nuk ka prova kundër tij, por lihet i lirë ai që është i “mbytur” në çështje penale.

Rasti i tillë është i Iqmet Balës, i cili është dënuar për vjedhje energjie me 1 muaj burg dhe 2.2 milionë lekë të reja gjobë për vjedhje të energjisë elektrike.

Mirëpo, fakti është se Bala jeton prej shumë vitesh në Itali, madje ka edhe pasaportë italiane.

Iqmet Bala e ka bërë publik rastin e tij përmes një denoncimi në emisionin investigativ “Fiks Fare”, TCH, ku shprehet se është dënuar për vjedhje të energjisë elektrike të ndodhur gjatë vitit 2014, vit kur ai ishte në Itali.

Dhe mënyra se si Bala është njohur me akuzën është sa komike aq edhe tragjike!

Burri është vënë në dijeni të këtij dënimi para pak javësh kur ka ardhur në Shqipëri për një dasmë, por fatkeqësisht ditët e pushimit i ka kaluar në burg.

Në muajin shtator, ai ka ardhur në Shqipëri, pasi një miku i tij e ka ftuar për një dasmë. Por, sapo ka shkelur në Durrës, policia e ka arrestuar, pasi ai rezultonte person në kërkim, sepse është dënuar në mungesë me një muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike.

Sipas dosjes penale, Bala thuhet se ka vjedhur energji elektrike në vitin 2014, por ai nuk ka qenë në Shqipëri atë vit. Këtë e vërteton edhe nga një shkresë e policisë, që ka verifikuar në sistemin TIMS hyrje-daljet e Iqmet Balës. Madje, sipas tij, ai nuk ka as ndonjë kontratë me OSHEE-në, pasi shtëpinë që ka pasur në Fushë Krujë e ka shitur që në vitin 1998. Ndërkohë ai thotë se kontrata për të cilën është dënuar, rezulton se nuk është në emër të tij, por në emër të personit që ka blerë shtëpinë e tij.

Pas ankesës së qytetarit, gazetarët siguruan dosjen penale ndaj Iqmet Balës, ku vihet re se kallëzimi është bërë nga OSHEE më 31 mars të vitit 2014, pasi prej saj ishte konstatuar rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. OSHEE-ja bëri denoncimin në prokurori dhe u dorëzoi oficerëve të policisë gjyqësore provat e rilidhjes së energjisë elektrike, kopje të procesverbalit, si dhe numrin e kontratës së dritave, që mbante emrin e abonentit Bala.

Pas kësaj, organi hetimor nuk ka kryer asnjë veprim, madje as nuk verifikuar se kush banonte në shtëpinë ku ishte bërë rilidhja e paligjshme e energjisë elektrike.

Sipas dosjes penale, ai thuhet se ka vjedhur energji elektrike në vitin 2014, por pretendon se që nga viti 2011 e deri ditën që është arrestuar në Durrës, ai nuk ka qenë në Shqipëri. Këtë e vërteton edhe nga një shkresë e policisë që ka verifikuar në sistemin TIMS hyrje-daljet e Iqmet Balës.

Për këtë arsye, emisioni investigativ pyeti edhe në Prokurorinë e Krujës, nëse ka hetuar mbi kallëzimin e kryer nga OSHEE-ja, apo ai është dërguar i mirëqenë në Gjykatën e Krujës, ku Iqmet Bala është dënuar padrejtësisht për vjedhje energjie elektrike.

Prokurori Bujar Çiçi deklaroi se në atë kohë janë kryer hetimet, i është kërkuar policisë informacion mbi vendndodhjen e Iqmet Balës. Sipas tij, policia ka sjellë informacion se ai nuk ndodhet në Shqipëri, por nuk ka kontrolluar në sistemin TIMS për të verifikuar se ai nuk ka qenë në Shqipëri, në momentin e kryerjes së veprës penale. Ai tha se prokuroria e ka kërkuar këtë informacion, por gjykata nuk e ka kërkuar një gjë të tillë nga policia.

Pra, edhe pse rezulton se ai nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e kryerjes së veprës penale, ky verifikim nuk është kryer as nga policia, as nga prokuroria dhe as nga gjykata. Mosthellimi i organeve kompetente në hetime i kushtoi Iqmet Balës 11 ditë burg.

Pas arrestimit, Iqmet Bala u detyrua të kërkojë rivendosje në afat për të apeluar dënimin e dhënë në atë kohë. Më 26 shtator, Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e të dënuarit gabimisht dhe e liroi atë. Pas lirimit nga burgu, Iqmet Bala tha se do e ndjekë rastin hap pas hapi dhe do të kërkojë dëmshpërblim për gafat e kryera që nga OSHEE-ja, prokuroria dhe gjykata.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit