Nuk ndodh shpesh, ose më mirë të themi nuk ndodh asnjëherë që pronarët e markave më të mëdha të veshjeve të postojnë njerëz me veshje falso por që mbajnë markën e tyre.
Është e habitshme por pikërisht këtë ka bërë dizajneri i njohur Philipp Plein, i cili ka edhe brendin po me këtë emër.

40-vjeçari me sa duket nuk duron dot faktin që të tjerët e shesin markën e tij në version falso duke mashtruar klientë nga e gjithë bota përfshirë edhe Shqipërinë.
Kështu që Philipp Plein ka vendosur të postojë në Instagramin e tij (story), njerëz që veshin markën e tij fallco.
Ajo që bie në sy janë edhe disa shqiptarë, ku sipër tyre shkruan:
Më poshtë fotogaleria e postuar nga Philipp Plein, ku duhet shtuar se kjo markë është tejet e shtrenjtë.