“Të kam dhj*rë mu në diplomë”, gazetari dhe aktivisti kundër zv.ministrit të ri Taulant Muka

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 02.11.2018, 11:55

Para dy ditësh kryeministri Rama emëroi zëvendës ministër të Arsimit Taulant Mukën.

Muka zëvendësoi në këtë post Ervin Demon, ku ky i fundit u padit për plagjiaturë pikërisht nga i riu Taulant Muka.

Mirëpo, pranimi i këtij posti nga Muka për t’u përfshirë në një sistem që deri dje e quante “qelbësirë” ka ngjallur jo pak rritim në masë.

I indinjuar ka reaguar gazetari Edi Oga dhe aktivisti Klodi Leka, të cilin e kemi parë shpesh nëpër protesta studentore por edhe për kauza tjera publike.

Edi Oga shkruan:

…ZHGËNJIM Taulantin e njoha në një aktivitet serioz, ku fjala, idetë dhe bindjet e këtij djaloshi ishin gjithashtu serioze. Më ngjalli idenë se ka akoma shpresë në këtë vend dhe të rinj të tillë të shkolluar jashtë vendit, mund të sjellin ndryshimin e madh! E pashë protagonist në një akuzë për plagjiaturë, akuzë e cila rezultoi në një dorëheqje dhe në një indiferencë. Gjithsesi, diçka lëvizi. Taulanti është shfaqur hapur kritik ndaj kësaj qeverisje, madje me një fjalor të denjë vetëm për gojëndyrët e opozitës. (lexo statusin i tij i një viti më parë). Ajo që ndodhi, është e pabesueshme! Një kryeministër i sharë nga ky djalosh “kurajoz”, për “shërbimin” e bërë, e emëron në vendin vakant të zv/ministrit të dorëhequr! Taulanti e pranon! Po. Pranon postin. Postin që sulmoi të një qeverie që ai e quan “qelbësirë” dhe do vijë me avion për ta rrëzuar! E pyeta në privat për motivet, por nuk m’u përgjigj. Shkencëtari duket as nuk e percepton dot gravitetin e veprimit që ka kryer. Kaq e shijshme të jetë për të kjo kockë? E vetmja shpresë që kisha, se të rinjtë e shkolluar në perëndim do të sillnin ndryshim në mentalitet, mu shkërmoq nga ky veprim i pakualifikueshëm. Të rinj të mençur që keni studiuar jashtë, nëse ktheheni për t’u bërë zv/ministra të një qeverie që doni ta rrëzoni, ju kam dhj**ë mu në diploma! U bëra sponsor i këtij djaloshi në atë event. Fola fjalët më të mira dhe e shpalla shembull për t’u ndjekur. Doli kungull edhe ky. Më ndjeni.”

Ndërsa, jo më pak i ashpër ka qenë edhe Klodi Leka, i cili i kujon Mukës që edhe Demo u bë zv.ministër pikërisht se doli kundër reformës që diskutohej asokohe.

Klodi Leka shkruan:

Një jave para se te behej zv/Ministër i Arsimit, Ervin Demo doli hapur kundër reformës ne arsim. Taulant Muka, zëvendësuesi i tij, sapo hapi gojën për plagjiaturat, direkt zv/Ministër. Komenti nr1: kur bëhesh i rrezikshëm, nqs s’ke karakter, pushteti te fut ne shtrat dhe ta zë gojën. Komenti nr2: është aq i frikshëm karrierizmi këtu saqë nuk dihet nëse e folura është zë për kritike apo e lehur për një kocke. Komenti nr3: te jesh shkencëtar, siç e quajnë disa zëvendës zëvendësin e zëvendësit, dhe te vdesësh për një copë kolltuk veç tek ne ndodh. Komenti nr4: guximi me i madh i kohës tone është te paturit fytyre dhe te mos tjetërsohesh ne zorre te trashe bythe. Komenti nr5: tipat e vdekur për karriere duhen përbuzur dhe duhet me ju përgjigj me vargun epik te Bim Bimmes: ju keni ndërru realitetin/ e ju qifsha pushtetin.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit