Një pacient i ka lënë pa fjalë mjekët kur nisi të qante spontanisht për një orë rresht me lot gjaku.
Një raport i botuar dje në New England Journal of Medicine thotë se 52-vjeçari shkoi në një departament urgjence të spitalit pasi filloi t’i derdhej gjak nga sytë.
Çuditërisht, pacienti në fjalë ishte në gjendje të shihte normalisht, të lëvizte sytë dhe të mos tregonte shenja të ndonjë traume në fytyrë.
Pas ekzaminimit të tij, mjekët zbuluan se ai kishte një tumor beninj në qepallat e tij i cili i shkaktoi edhe Haemolacria- një fenomen i rrallë ku lotët përzjehen me gjak.
Raporti thotë:
Më herët këtë vit, një grua u quajt një "magjistare" nga bashkëshorti i saj i tronditur kur filloi të qante me gjak.
21-vjeçarja, nga rajoni i Saharasë në shtetin indian të Biharhasit, tregoi se bashkëshorti e braktisi për shkak të sëmundjes së saj. /JOQ.al/