Detajet/ Çfarë zbuloi gazetari arab para se ta hiqnin qafe në konsullatë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.11.2018, 11:29

Detaje të reja janë zbuluar rreth ekzekutimit të gazetarit arab, Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Jamal u vra në mënyrë makabre brenda konsullatës ku ishte i vetëdijshëm se diçka po përgatitej kundër tij. megjithatë ai vendosi të hynte në derën nga e cila s’do dilte më i gjallë.

Por kush e urdhëroi vrasjen e tij dhe pse po fshihen arsyet e një ekzekutimi makabër me ngjyra politike?

Khashoggi hyri në konsulatë në 2 Tetor, për të marrë dokumentacionin që i duhej për t’u martuar me të fejuarën e tij turke. Sipas provave të mbledhura nga hetuesit e të publikuara nga media të ndryshme ndërkombëtare, editorialisti i Uashington Post, është torturuar, vrarë dhe shpërfytyruar brenda ndërtesës, për shkak të kritikave të tij ndaj regjimit në Riad.

Vrasja e tij u krye nga një skuadër ekzekutimi që kishte ardhur nga Arabia Saudite me qëllimin për ta vrarë. Pasi Arabia Saudite pranoi, se Khashogi kishte ndërruar jetë brenda konsullatës, burime kanë thënë për Skay News se trupi i tij i pajetë ishte prerë në disa copa dhe ishte shpërfytyruar totalisht.

Mendohet se Khashoggi po planifikonte të botonte të dhëna se ushtarët sauditë kanë përdorur helme të forta kimike si fosfori i bardhë në luftën në Jemen.

Një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt ka dëshmuar:

Jam takuar me Khashoggin një javë para vrasjes së tij në konsulatë. Ishtë shumë i shqetësuar, më tha se ka siguruar dëshmi se Arabia Saudite ka përdorur fosfor të bardhë në luftërat kundër Hutive në Jemen."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit