Rastet e dhunimit të fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet e vendit nuk janë të padëgjuara, kjo për fatin e keq të të miturve...
Mirëpo, ato që bëhen publike janë vetëm maja e ajsbergut në gjithë këtë sistem dhunimi, i cili duhet të ishte edukimi dhe mirëqenieje.
Sot u publikua rasti i një vogëlushi që ishte djegur, rrahur dhe shpërfillur në dy kopshte publike të Tiranës.
Kaq ka mjaftuar dhe qytetarët u indinjuan së tepërmi nga kjo ngjarje dhe morën shtysë për të denoncuar raste të tjera.
Një qytetare ka shkruar për JOQ.al një histori të ngjashme, ku vajza e saj 1 vjeçe e gjysmë është dhunuar në çerdhen Nr. 8 po të Tiranës.
Qytetarja shkruan:
Përshëndetje JOQ! Marr shkas te shkruaj e revoltuar për ngjarjen e rende për fëmijën e dhunuar dhe djegur ne një nga kopshtet ne Tirane. Ne çerdhet dhe kopshtet shtetërore bëhet nami duke i dhunuar fëmijët psikologjikisht dhe fizikisht. E kam patur vajzën time 1.5 vjeçe ne çerdhen nr 8 ne Tirane dhe ai fëmijë është torturuar 9 muaj resht as buke nuk hante gjithë ditën.
Fëmija im rrinte vetëm i sëmure dhe vetëm spitaleve. Ne çerdhe e dërgoja duke qare e merrja duke qare.
Një dite te bukur krishtlindjesh ne 25 dhjetor 2017 me thotë: mami te lutem jo tek teta se me shkul flokët. Ne Janar kur filloi serish çerdhja u ankova ne drejtori. Reagimi i tyre ishte: S’bën vaki te ndodhi diçka e tille qe drejtoresha e para si gjeli mes pulave. Fëmija fantazon me thoshte mua. A thua se kishte te bënte me prindër injorante, te paditur dhe te pa lexuar. E lashë dhe pak kohe aty por reagimi i fëmijës ishe i njëjtë. Sot është 2.5 vjeç ka 4 muaj e kam dërguar ne çerdhe private me shume mundim e sakrifice por ama e di qe fëmija im shkon me qejf, ushqehet dhe rri me te gjithë. Ne çerdhen shtetërore fëmija im u be egërsirë nuk u edukua asnjë dite nuk u gëzua asnjë dite.
Madje, dhe sot e kësaj dite e ka tmerr te haje një luge supe është akoma e terrorizuar e kane ushqyer ne dhune. Fëmija im deri para se te shkonte ne çerdhe hante supën dy here dita përpos gjerave te tjera. Bashkia nuk kontrollon asgjë as edukatoret as drejtoret qe zor se mund ti gjesh para orës 10 ne pune. As nuk i plas fare merr ato leke e i fut ne xhep nuk shef qe drejtoresha me stafin mbushin trajset çdo dite me paratë e prindërve te shkrete me ushqimet qe blihen për fëmijët e kopshtit apo çerdhes. Janë qelbësira i kam mallkuar me shpirt ku rrihet një bebe mor kafshe a jeni nena a keni fëmijë vete? E bëra thirrjen qe populli dhe instancat shtetërore te reagojnë. "
Foto ilustruese.