Shtatzënia e këngëtares Tuna Sejdiu erdhi shumë papritur, njëlloj si lidhja e saj me Patris Berishën, ndërkohë që këngëtarja kishte vetëm pak muaj e ndarë me reperin Cozman.
Tuna u bë nënë për herë të parë në maj të vitit të kaluar e një djali të quajtur Tian.
Mirëpo që atëherë siç ka treguar këngëtarja, ajo nuk ka fjetur më me Patrisin.
Kjo pasi djali I tyre i shoqëron gjithmonë.
E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Tuna zbuloi se mbrëmë ka fjetur për herë të parë pas 18 muajsh me partnerin.
Ajo tha:
Dua të të falenderoj për këtë intervistë sepse mbrëmë kam bërë gjumin më të mirë që kur ka lindur djali. Sepse pavarësisht se kemi krijuar kushtet e duhura, pas lindjes Tianin e mbajmë në mes të krevatit. Mbrëmë është nata e parë që kam fjetur me burrin tim pas 18 muajsh nga lindja e Tianit.Sot fjeta deri në 12, më duket sikur kam fjetur 3 ditë. Ndihem kaq e karikuar. Ne mundohemi që gradualisht ta shkëpusim Tianin, një herë krevatin e tij pranë krevatit tonë, një herë në korridor, një herë në dhomën e tij, por sa mendon se është në gjumë të thellë, ai zgjohet dhe kërkon shishen e qumështit. Dhe flemë të tre në krevat.”