Samsung pritet të sjellë në treg gjeneratën e re të serisë Galaxy S. Siç ndodh zakonisht, prurjet e reja të kompanive janë me çmime të kripura, por si duket Samsung ka një “plan B”.
Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë mund të sjellë një risi, duke sjellë tre variante Galaxy S10 vitin e ardhshëm dhe njëri prej tyre është cilësuar si model “më i lirë”.
Sipas një raporti nga Bloomberg, kompania koreane mund të ketë variantin “standard” Galaxy S10 me ekranet e lakuara në pjesët anësore, një version edhe më të madh Galaxy S10 Plus, si dhe një Galaxy S10 më të lirë që mund të mos ketë skajet e lakuara dhe gjithashtu mund të anashkalojë sensorin e gjurmëve të gishtërinjve nën ekran.
Nëse kjo ju tingëllon e njohur, mund të themi se është pak a shumë si strategjia e rivalit Apple këtë vit. Apple solli iPhone XS, dhe XS Max si dhe iPhone XR i cili ishte dhe më i liri.
Se sa më “lirë” do të jetë ky model i Galaxy S10, këtë do ta zbulojmë në vitin 2019.