Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku pas një breshërie me armë, Elez Bodisha ka ngelur i plagosur.
Paraprakisht mësohet se ndaj banesës së Bodishës ka qëlluar 47-vjeçari B.B. Ende nuk janë të qarta motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa dyshohet që shkak i përplasjes me armë të jetë bërë një hasmëri e vjetër mes dy palëve.
Sipas policisë, 47-vjeçari B.B., mbrëmjen e djeshme në rrugën “Nato” në Laknas, Kamëz ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 50 vjeçarit Elez Bodisha, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
