Një pedofil i ulët që përdhunoi vajzën dy vjeçare të të dashurës së tij me dhjetëra herë është torturuar nga shokët e tij të qelisë.
Nisur nga kjo, avokatët e tij tashmë argumentojnë se përdhunuesit , Jason Daron Mizner duhet që t’i ulet dënimi.
Mizner qëndroi në Tajlandë, ku ai krijoi një marrëdhënie me një grua lokale përpara se të sulmonte vajzën e saj 2-vjeçare dhe të arrestohej nga autoritetet tajlandeze.
Ndërsa ai ishte në një festë në Tajlandë, nëna e vajzës gjeti videot që kishte bërë dhe një sërë materialesh të tjera që nuk kishin lidhje me fëmijët.
Dënimi për përdhunuesin e fëmijëve është vonuar, sepse gjyqtarja u trondit aq shumë nga videoja e sulmeve saqë kërkoi për një pushim për të siguruar një dënim të drejtë.
Mizner tashmë është deklaruar fajtor për më shumë se 60 vepra seksuale të fëmijëve që kanë të bëjnë me një vajzë dyvjeçare, që nga fillimi i viteve 2000, duke përfshirë më shumë se 30 akuza për përdhunim dhe filmim të rasteve.
Prokuroria dëshiron që 44-vjeçari të burgoset për jetë. /JOQ/