“Kjo është super-vila që po ndërton Edi Rama në New York”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.10.2018, 14:23

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme fotot e një vile që është duke u ndërtuar në State Island, NewYork.

Sipas tij dhe "qytetarit dixhital", vila e bukur i përket Edi Ramës. Në vijim të shkrimit të tij qytetari bën me dije se kjo banesë po ngrihet pranë saj të miliarderit Selim Rusi, mik i ngushtë i Ramës.

Nga ana tjetër, Berisha i bën thirrje FBI-së të hetojë me përparësi këtë rast.

Ai shkruan:

Rezidenca e re e Kallam Deshtaku ne State Island Neë York! Shikoni foton dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Me këtë rast i bëj thirrje FBI të hetojë me pëparësi këtë denoncim të qytetarit dixhital. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij. Përshendetje doktor, Ajo që shikoni në foto, është shtëpia që po ndërton kryeministri Edi Rama në Staten Island, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një qytetar që jeton aty pranë, në atë zonë, i cili mbështet këtë ide, duke dërguar përveç fotos edhe të dhëna të tjera. Shtëpia po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë si Selim Rusit, një emër i njohur në Shqipëri por edhe si person që ka njohje të afërt me Ramen. Selim Rusi është një bisnesmen i njohur edhe në qarqet amerikane, por edhe shumë miqësor me kryeministrin shqiptar, demonstruar kjo nga foto të shumta që gjenden lehtë edhe në rrjete sociale".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit