Një varg arrestimesh janë kryer ditën e sotme në Shijak, ku në pranga kanë rënë Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkëlqim Avdyli dhe Shaqir Gjepali.
Të gjithë të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa dyshohet se kanë bashkëpunuar me Lulëzim Berishën, ndaj të cilit tashmë ka një urdhër arresti.
Policia ka kryer kontrolle në banesën e këtij të fundit, ndërsa ai akuzohet për trafik droge dhe armësh.
Kujtojmë që Lul Berisha u lirua nga burgu vetëm një vit më parë, ndërsa policia po punon për kapjen e tij me operacione që po zhvillohen në të gjithë vendin.