Një skandal i madh në mediat shqiptare shpërtheu ditën e djeshme, kur u publikua lista me disa portale që përflitet se janë financuar nga shteti grek.
NË LISTË BËNIN PJESË:
“Fax” raportoi ditën e djeshme, se pjesa tjetër e listës nuk është bërë ende publike.
Njëkohësisht dyshohet që shumë media të tjera dhe gazetarë janë financuar prej kohësh nga shteti fqinj, duke përfituar miliona euro.
Kohët e fundit, e gjithë vëmendja në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë është fokusuar tek pakti detar mes dy vendeve.
Në lidhje me këtë lajm, administratori i agjencisë së lajmeve NOA, Edison Kurani ka bërë një deklaratë sqaruese për publikun, duke mohuar se portali i tij ka marrë financime greke.
DEKLARATË E THEMELUESIT DHE ADMINISTRATORIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË LAJMEVE NOA.AL, EDISON KURANI
Më datë 20 tetor 2018 në disa media është bërë një publikim i cili sugjeron se disa faqe interneti, mes të cilave përfshihej edhe noa.al, janë financuar nga një fond sekret i ministrisë së Jashtme greke.
Me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale, deklaroj se NOA.al nuk ka marrë kurrë financime të tilla.
Burimi i vetëm i të ardhurave të NOA janë reklamat.
Ky është një paralajmërim ligjor për ato media që kanë bërë të tilla akuza të padrejta duke dëmtuar emrin e noa.al.