Ken dhe Jane Gremling kanë ndarë gjithçka që kur u martuan në vitin 1971, vetëm tre javë pasi filluan të takoheshin.
Por ata kurrë nuk e kishin menduar që një ditë do të ndanin edhe diagnoza identike të kancerit të gjirit brenda gjashtë muajve nga njëri-tjetri.
Bashkëpronarët e një firme të pasurive të patundshme në Amherst të Ohajos u diagnostikuan me tumor estrogjen pozitiv në gjoksin e tyre të djathtë dimrin e kaluar dhe kishin nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në mënyrë që t’i hiqnin.
Tani, tumoret e tyre janë zhdukur pa nevojë për kimioterapi apo radioterapi, dhe me shaka, dyshja thonë që janë mjaftuar me ndarjen gjerave tani për tani.
Ken dhe Jane Gremling e ndanë historinë e tyre në kuadër të muajit të Sensibilizimit Kundër Kancerit të Gjirit.
Kanceri i gjirit tek meshkujt është shumë i rrallë, duke prekur rreth 2,500 burra amerikanë në vit, krahasuar me 250,000 gra.
Trajtimi i një çifti në të njëjtën kohë është edhe më i pamundur.
Sigurisht, që në rastin në fjalë mund të ketë ndikuar rritja në të njëjtin vend. Të dy, Ken dhe Jane lindin dhe u rritën në Amherst kështu që jetët e tyre janë ekspozuar nga i njëjti grup gjenesh të ngjashme.