Zhvillimet në Inteligjencën Artificiale kanë bërë të mundur sisteme plotësisht autonome të armëve – tanke, anije, armë dhe aeroplanë .
Pavarësisht disa përpjekjeve nga OKB për të ndaluar përdorimin e tyre, makineri të tilla parashikohet që të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në konfliktet ushtarake që mund të përcaktojnë fare mirë fatin e shekullit të 21-të.
Këto dhe shumë të tjera thuhen në disa spekulime të paraqitura nga një raport i Ministrisë së Mbrojtjes në SHBA i botuar më herët këtë muaj. Raporti mban titullin “E Ardhmja Fillon Sot”.
Sipas autorëve, ndërsa "lufta është në thelb një aktivitet njerëzor, karakteri i të cilit përcaktohet nga politika, strategjia, shoqëria dhe teknologjia", rritja e rolit të robotë të vrasësve në konfliktet e ardhshme mund të "ndryshojë vetë natyrën e luftës. Kjo do të thotë që në zhvillimet e së ardhmes do t’u kushtohet më pak rëndësi emocioneve, pasioneve dhe fatit.
Këto makineri potencialisht të ftohta dhe llogaritëse hiperlogjike mund të heqin pasionin nga lufta ... dhuna mund të bëhet një pjesë e zvogëluar e konfliktit. Më pak ushtarësh do të humbasin në fushën e betejës.
Kjo mund të duket e mirë, por po flasim për armë autonome për armë autonome dhe rreth kësaj çështjeje gjithmonë ka pasur diskutime.
Kjo linjë është pasuar menjëherë nga imazhi i poshtëm, i një roboti që qëndron në një fushë të livando, që nuk i lidh robotët vetëm me luftën, por edhe me njerëzit. /JOQ/