Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, teksa është gjetur një trup i pajetë në qytet.

Trupi i të riut është gjetur pasditen e sotme në zonë e “Zogut të Zi”.
Sipas raportimeve të para, viktima quhet Denis Vrenozi, 16 vjeç, është qëlluar disa herë me thikë në trup duke gjetur kështu edhe vdekjen.
Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe dyshohet se para vrasjes Denis Vrenozi ka pasur një sherr me një të ri tjetër.
Deri tani kjo është pista dhe e dhëna e vetme rreth këtij krimi të kobshëm që fatkeqësisht po bëhet gjë normale në vendin tonë.