Mediat turke vijojnë të trajtojnë zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ndërsa ditën e sotme shkruhet se njëri prej të dyshuarve si atentatorë mendohet të ketë vdekur në një aksident automobilistik në Raid.
Mes 15 të dyshuarve si vrasësi i gazetarit saudit mendohet të ketë qenë 31-vjeçari Mashal Saad al-Bostani, kolonel në forcat ajrore saudite. Ai është larguar nga Turqia më 2 tetor dhe nuk është parë më në këtë shtet.
Nuk janë dhënë detaje për aksidentin ku ka humbur jetën Bostani në Riad, si dhe roli i tij në “vrasjen” e gazetarit saudit.
Kolumnisti i "Hurriyet", Abdulkadir Selvi ka deklaruar se konsulli i Arabisë Saudite në Stamboll, Mohammad al-Otaibi mund të jetë “i ekzekutuari i radhës”.
