Fanellat e reja të Barcelonës për sezonin 2019/2020 pritet të jenë shumë speciale.
Kampionët e La Ligas do të rikthehen shumë pas në kohë për të dizajnuar fanellat e sezonit të ardhshëm.
"Nike" do të bëjë dizajnimin e atyre fanellave, që janë të ngjashme me vitet e 70, kur pjesë e Barcelonës ishte legjenda Johan Cruyf.
Fanella të ngjashme me atë model Barcelona ka përdorur gjatë sezonit 1975-80, dhe në vitin 2008-09.
Të shohim sa fat do i sjellin ato për të fituar gjithçka në sezonin e ri.