Nëse mendoni se marrëdhëniet mes njerëzve të thjeshtë, atëherë duhet të shihni VIP-at, të cilët shumicën e kohës nuk shprehen për jetën e tyre private.
Një prej tyre është edhe Dj Sardi, për të cilin u fol gjatë se ishte në një marrëdhënie me balerinën Jora Hodo edhe pse asnjëherë nuk e pranuan publikisht.
Megjithëse Sardi postoi një foto të Jorës, ai sërish e mohoi faktin se mund ta kishte të dashur. Por, revista “Class” ka mësuar se Sardi dhe Jora i kanë dhënë fund lidhjes dhe një prej arsyeve të ndarjes ka qenë fakti se balerina ka firmosur një kontratë profesionale në Amerikën Latine.
Pra, Sardi dhe Jora kanë qenë në një marrëdhënie prej 3 vitesh dhe dashuria e tyre kishte nisur gjatë spektaklit “Dance With Me”.