Është zhvilluar ditën e sotme gjyqi ndaj autorit të masakrës në Mat, Kujtim Koxha.
51-vjeçari qëlloi për vdekje tre punonjës së bashkisë të enjten e kaluar në fshatin Shëlli, pas një sherri për rrugën që po shtrohej.
Gjykata i ka komunikuar autorit masën masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa gjatë seancës ai është shfaqur i heshtur. Familjarët e tij nuk ishin të pranishëm në sallë.
Koxha nuk ka folur thuajse fare ndërsa qëndronte me kokën ulur prapa xhamit. 51-vjeçari nuk ka pranuar të flasë pa praninë e avokatit të tij.
Më herët ai ka pranuar krimin ndaj Mentor Hoxhës, 36 vjeç, nga fshati Burgajet, Erzen Alias, 49 vjeç, nga fshati Zenisht dhe Hamit Buçit, 43 vjeç nga fshati Shëlli ku edhe ndodhi ngjarja.
I plagosur mbeti edhe një punonjës tjetër i bashkisë.
Më herët autori është pyetur nga policia për ngjarjen por ka thënë se nuk pendohet aspak për atë që bëri.
Ai ka dëshmuar:
Tre viktimat u qëlluan me breshëri ndërsa ishin duke ngrënë drekë.
