“Të dua zemra ime”, aktori i Portokallisë prezanton të dashurën e radhës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.10.2018, 20:36

Ndarja e aktorit të Portokalli-së Rezart Veleshnja nga e fejuara e tij, grimierja Pranvera Metolli, në maj të vitit të kaluar ishte një lajm që përfshiu faqet e gazetave dhe u përfol gjatë.

Ata ishin të fejuar prej dy vitesh dhe dukeshin të lumtur me njëri-tjetrin, por sikundër aktori i humorit tha në atë kohë ishin ndarë për arsye pune dhe mospërputhje oraresh.

Që prej asaj kohe Rezarti nuk është se ka “vuajtur” shumë për ta kaluar periudhën e pas ndarjes. Kjo pasi vetëm disa muaj më vonë, në janar të këtij viti, aktori i Portokallisë deklaroi se kishte gjetur “gruan e jetës”, se ajo ishte mjeke dhe kishte jetuar prej 20 vitesh në Gjermani.

Madje aktori publikoi disa foto nën shoqërinë e saj ndërsa ai i kishte shkuar në Gjermani. Por sigurisht ato u fshinë pak kohë më pas.

Ditët e fundit Rezarti është përfolur sërish për një lidhje, sigurisht në kuadër të humorit me prezantuesen Ori Nebijaj. Mirëpo ndonëse mediat rozë e theksonin se bëhej fjalë për një shaka që kishte bërë aktori, ai ka vendosur të dalë publikisht e të tregojë atë që vërtet i ka rrëmbyer zemrën. Të paktën për momentin.

Ai ka publikuar një foto me një vajzë bionde teksa janë duke udhëtuar me makinë.

Në diçiturë Rezarti shkruan:

Ujku ujku ujku u be nami me portalet por ne fakt kjo eshte ajo qe un kam ndjekur kam studjuar edhe kam dashuruar tha sander mafishja! tani u bera vet mafishe pas ksaj! Të dua zemra ime".

Mirëpo nuk kanë zgjatur disa minuta dhe postimi është fshirë nga llogaria e tij. Nuk dihet nëse ishte kjo nga një mosmarrëveshje me vajzën në fjalë apo aktori nuk ishte gati për ta prezantuar të dashurën e re. Epo, paç fat kësaj here Rezart./ JOQ.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit