Nëse po picërroni sytë për të gjetur shkronjën që mungon në foton e mëposhtme, atëherë duhet ta dini se nuk jeni të vetmit.
Okulistët kanë lëshuar sot ushtrimin që, sipas tyre, mund të mbajë sytë tuaj të mprehtë.
Një ekip okulistësh ka përshtatur tabelën tradicionale “Snellen” e cila përdoret nga miliona pacientë për të testuar shikimin. Me tabelën e re, okulistët në vend që thjesht t’u kërkojnë pacientëve të shohin nga largësia, u kërkojnë gjithashtu që të gjejnë një shkronjë që mungon.
Grafiku i përshtatur Snellen, i cili ka 11 linja me 149 shkronja, u publikua sot si pjesë e Ditës Botërore të Shikimit.
Dhe, tabela ka si qëllim që dallojë sy dhe mendje mprehtit.
Shkronja që mungon në tabelën e testit është "F".
Deri më tani, është vlerësuar se 253 milionë njerëz në nivel global po jetojnë me njëfarë shkalle dëmtimi të shikimit dhe 36 milionë janë të verbër.
/JOQ/