Shpjegimi i mistikëve: Ja çfarë kuptimi kanë ëndrrat që shihni me të afërm të vdekur

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11.10.2018, 19:30

Të gjallët gjithmonë i ka munduar mendimi dhe malli për të dashurit që nuk janë më në këtë botë. Dhe, ndonjëherë, ëndrrat janë mundësia e vetme për “t’i parë”.

Mistikët besojnë se bota e ëndrrave tona mund të përbëjë një lidhje me botët e tjera,kështu që nuk është një rastësi fakti se që nga kohët e lashta është besuar se ëndërrimi i njerëzve të vdekur, është një shenjë e rëndësishme që nuk duhet të injorohet.

Sipas tyre, të vdekurit vijnë në ëndrrat tona me një mesazh, këshillë apo vërejtje që duhet të kuptohet në mënyrë që të shmangen problemet e panevojshme apo edhe gabimet. Psikologët besojnë se ëndërrimi i të afërmve apo miqve që kanë ndërruar jetë, është thjesht një manifestim i depresionit apo ndjenjës së fajit ndaj tyre. Por, supersticiozët kanë një mendim tjetër.

Zakonisht , sipas supersticiozëve, supozohet se ëndrra me një të vdekur (biseda me të, dëgjimi i këshillave të tij, dhe bërja e asaj që ai thotë), është një shenjë e lajmeve të papritura apo ndryshimeve në jetë.

Librat e krishterë të interpretimit të ëndrrave, ndonjëherë shpjegojnë që ne shohim ëndrra të tilla, kur shpirti i një të afërmi apo miku tonë të vdekur nuk ka gjetur ende paqe, dhe këshillohet të mbahen ceremoni përkujtmore në varreza dhe të përmbushen kërkesat e tij (për shembull, nëse në ëndërr i vdekuri kërkon ujë).

Ndërsa interpretimet pagane të ëndrrave nga ana tjetër, rekomandojmë që të plotësohen se s’bën të gjitha kërkesat e personit të ndjerë, për të shmangur zemërimin e perëndive.

Dhe ndërsa ëndërrimi i një personi të vdekur mund të jetë diçka e frikshme, kjo nganjëherë mund të jetë një shenjë e mirë. Në rastin ku shihni në ëndërr një person të vdekur që kthehet sërish në jetë, kjo mund të thotë se diçka e humbur do të rikthehet së shpejti.

Ndonjëherë ëndrrat në të cilat një person në gjumë komunikon me prindërit e tij të vdekur, ndihmon në gjetjen e paqes së brendshme, besimit, dhe madje ndikon edhe tek suksesi në punë dhe mirëqenien e familjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit