Sërish lidhje dashurie me Rexhepin? Xhisiela: Keqkuptimet me të… Gjithçka e kam bërë në moment dobësie

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.10.2018, 17:23

Dy ditë më parë rreth orës 23:30 të mbrëmjes në shtëpinë e gjyshit të Xhisiela Malokut, Ramazan Muçës në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, u trondit nga një sasi eksplozivi artizanale prej rreth 100 gramë.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati dëme në njerëz apo dëme materiale.

25-vjeçarj më e përfolur në media javët e fundit, kishte qenë brenda në banesë me të ëmën, motrën, gjyshin dhe gjyshen në momentin kur sasia e tritolit shpërtheu.

Kjo ngjarje ndodhi disa ditë pasi ajo hodhi poshtë në media denoncimet e saj ndaj djalit të deputetit të PS Rrahman Rrajës, Rexhep Rrajës, duke deklaruar se e kishte kryer gjithçka si pasojë e xhelozisë ndaj ish-të dashurit të saj.

Maloku fajësoi për këtë ngjarje opozitën duke deklaruar se e kishte kthyer në një lojë politike, pasi çështja ishte harruar dhe donin që të sulmonin në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetin e PS Rraja.

Ajo është shprehur se ka gjetur mbështetje nga familjarët e ish-të dashurit të saj konkretisht kushëririt të Rexhep Rrajës, Ramazan Rraja dhe kanë qenë të parët të cilëve iu është drejtuar pas shpërthimit pasi vetëm tek ata gjen sigurinë e munguar.

Intervista e gazetarit Leonidha Musaj

Xhisela, ku ndodheshit në momentin e shpërthimit?

Në momentin e shpërthimit ndodhesha në shtëpi, së bashku me familjarët e mi. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe krijoi panik te mua dhe te familjarët. Dolëm menjëherë jashtë për të parë se çfarë po ndodhte. Pamë që kishin hedhur lëndë plasëse. Ishte ora rreth 23:30-23:40, diçka e tillë.”

Ku ishte vendosur lënda plasëse?

Lënda plasëse nuk ishte vendosur gjëkundi, por ishte hedhur këtu në oborrin e shtëpisë. Siç e shikoni, për fat të mirë, hyrja e shtëpisë është nga përpara, prandaj edhe nuk ka pasur dëme materiale, sepse pjesa e prapme të shtëpisë është me mur të fortë. Këtu nuk ka shenja shpërthimi.”

Juve si e konstatuat që lënda plasëse është hedhur këtu në oborrin e shtëpisë së gjyshit tuaj?

Shpërthimi nuk ka lënë shenja, por di të them se ishte shumë i fuqishëm dhe tronditi komplet shtëpinë dhe gjithë lagjen. Di të them se u trembëm jashtë mase, sepse menduam se hodhën në erë shtëpinë, ndërkohë që të gjithë ne ndodheshim brenda saj. Nuk di çfarë të them, ishin momente tmerri.”

Si vepruat pas shpërthimit, lajmëruat Policinë apo ndonjë të afërmin tuaj?

Pas shpërthimit, unë dhe familjarët e mi ishim të shokuar dhe në panik. Mendimi i parë që më erdhi në mendje ishte të telefonoja dikë. Telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë një kushëriri i Rexhepit, Ramazan Rraja. Ai ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar. Më pas unë kam njoftuar Policinë.”

Mendoni se ka gisht ish-i dashuri juaj në këtë sulm me lëndë plasëse?

Absolutisht jo. Rexhepi dhe të afërmit e tij nuk kanë fare lidhje me këtë ngjarje dhe për këtë flas me bindje të plotë. Kohët e fundit vetëm mbështetje kam gjetur prej tyre. Unë e kam theksuar edhe në intervista të tjera, që ishte një gabim imi që bëra denoncimin në një moment dobësie. Nuk kam asnjë problem me Rexhepin. Madje, me familjen e tij kam komunikim rregullisht dhe marrëdhënie shumë të mirë me të afërmit e tij.”

Kush mendon se fshihet pas këtij sulmi?

Kjo është shumë e qartë. Pas këtij sulmi fshihet opozita, e cila kërkon të përfitojë politikisht nga kjo ngjarje, me qëllim për të goditur babain e Rexhepit, i cili është deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit. Gjithçka bëhet për të prishur imazhin e Rrahmanit.”

Po thoni që opozita ju vuri lëndë plasëse?

Po, po! Opozitës nuk i interesonte të mbyllej kjo ngjarje, prandaj dhe gjeti një instrument tjetër për ta rivënë në qendër të vëmendjes. Me sa mend do më sulmonin njerëzit e Rexhepit?! Gjëja e parë që do kërkonte Policia do të ishin ata. Këtu ka përfituar një palë e tretë, me qëllim për të adresuar median dhe Policinë pikërisht te deputeti Rraja.”

A ndiheni e kërcënuar pas gjithë kësaj?

Po, po, ndihem e kërcënuar. Nuk ndihem e kërcënuar nga ish-i dashuri apo njerëzit e tij, por nga opozita që kërkon të përfitojë politikisht nga kjo ngjarje. Unë dua mbështetjen e Policisë për të më mbrojtur nga opozita. Lënda plasëse në oborrin e shtëpisë sime është pjesë e lojërave politike.”

A do të kërkoni azil pas këtij sulmi?

Absolutisht jo. Nuk jam fare e interesuar për t’u larguar nga Shqipëria dhe për të kërkuar azil diku. Nuk dua të largohem, ky është vendi im dhe këtu dua të jetoj. Nuk kam asnjë arsye përse të largohem nga Shqipëria dhe nuk do të largohem.”

Ndryshe keni deklaruar në denoncimin e parë në polici, ndryshe në media….

Unë e thashë edhe më herët, që denoncimin e kam bërë në një moment dobësie. Jam penduar shumë. E vërteta është që nuk kam marr asnjë kërcënim apo presion nga Rexhepi apo të afërm të tij. Me Rexhepin dhe të afërmit e tij kam marrëdhënie shumë të mira.”

Keni pasur komunikim me Rexhepin gjatë këtyre ditëve?

Jo, nuk kam pasur ndonjë komunikim me Rexhepin, pasi ai ndodhet në ambientet e paraburgimit dhe nuk kam shkuar ta takoj dhe të flas me të. Por me Rexhepin ne jemi sqaruar dhe vazhdojmë të kemi marrëdhënie shumë të mirë, sikurse edhe me familjen dhe të afërmit e tij.”

Mund të riktheheni në një lidhje dashurie me Rexhepin, pra, a mund të rilidheni sërish?

Këtë nuk e di. Nuk di çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Di të them që aktualisht kemi sqaruar të gjitha keqkuptimet me Rexhepin.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit