Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi qarkullonte me një makinë të vjedhur.
Arrestimi u bë në zonën e "Pontirolo Nuovo", Bergamo, ndërsa pasi shkaktoi një incident dhe u largua në këmbë, i riu u kap nga policia.
Ndaj shqiptarit me iniciale E.N rëndojnë dy akuza, ajo e shkaktarit të aksidentit si dhe e vjedhjes.
25-vjeçari fillimisht ka paraqitur dokumente të rreme greke, por nga shenjat e gishtërinjve është zbuluar se ai është shqiptar.
Në makinë "Audi A4" janë gjetur edhe doreza, kaçavida, thika, si dhe mjete të tjera të paligjshme, gjë që bën autoritetet të dyshojnë edhe për vjedhje të tjera të tij.

Foto ilustruese