Një histori mjaft e dhimbshme ishte sot në “Ka një mesazh për ty” ku një grua nga Fieri ka rrëfyer historinë e jetës së saj.
Edlira është një grua e divorcuar nga bashkëshorti me të cilin kishte vite e martuar dhe kanë një djalë 14-vjeçar.
Por duke qenë se ajo ka vendosur të ndahet nga i shoqi, familjarët, duke nisur që nga nëna e saj e kanë braktisur e madje i kanë uruar edhe vdekjen.
Edlira ka rrëfyer se që në fillim të martesës është detyruar të punojë vetë dhe ka emigruar pranë të shoqit në Itali. Por kur ka shkuar atje ka parë që ai jetonte në një qendër shtetërore për njerëzit në nevojë. Pas tre ditësh ajo ka gjetur punë si kujdestare e një të moshuare dhe që atëherë ka bërë bashkim familjar së bashku me të shoqin dhe djalin. Mirëpo ish-burri i saj nuk ka punuar kurrë, sipas Edlirës ai justifikohej prej gjendjes shëndetësore, mirëpo mund të kishte bërë punë më të lehta.
Duke qenë se asaj i duhej të bëheshe vetë burrë dhe grua, Edlira ka qenë gjatë gjithë kohës në punë, ndërsa të birin jua kishte lënë prindërve të saj në Shqipëri.
Tani që ajo ka vendosur të shohë jetën e saj, nëna i ka kthyer djalin kundër dhe në shtëpi pranon shpesh edhe ish-dhëndrin.
Edlira ka thënë se nëna e saj duhet ta mbështeste dhe ka ardhur për t’I dërguar asaj një mesazh. Mirëpo e ëma as nuk deshi të merrte mesazhin e televizionit.
Edlira e pa në video këtë moment refuzimi nga e ëma e saj, e megjithatë thotë se për të kjo ishte diçka e pritshme.
Ajo tha:
E braktisur nga të gjithë, e afërmja e vetme që po e priste Edlirën ishte një nga motrat e saj për të cilën ajo tha se është “një motër e vërtetë”.