Familjet kosovare kanë një traditë të veçantë m emrat e fëmijëve të tyre. Ata u vënë shpesh emra shqiptarësh dhe jo pak herë emra qytetesh si Vlora, saranda, Shkodra etj.
Në Kosovë në fakt ka 7000 femra që kanë emrin Vlora. Ditën e sotme 28 prej tyre kanë vizituar qytetin e Vlorës.
Ekskursioni është organizuar pikërisht vetëm me vajza që kanë emrin e qytetit ku ngriti flamurin Ismail Qemali.
Ndërkohë që në Shqipëri ka një trend për të vendosur emra të jashtëm, ky gjest i kosovarëve me emrat e qyteteve bën shumë përshtypje.