Shkenca mund të na ketë ‘bekuar’ me ilaçe, udhëtime ajrore dhe internet – por ajo mund të jetë gjithashtu edhe bartëse e lajmeve të këqija.
Një shkencëtar mendon se ne të gjithë duhet të pranojmë se nuk ka jetë të përtejme dhe të vazhdojmë me jetën tonë në këtë plan tokësor.
Sean Carroll, kozmolog dhe profesor i fizikës në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni ka deklaruar se ligjet e fizikës që qëndrojnë në jetën tonë të përditshme janë të kuptueshme plotësiht dhe indikojnë se nuk ka jetë pas vdekjes.
Dr Carroll shpjegoi se në mënyrë që jeta pas vdekjes të ekzistojë atëherë, vetëdija do të duhej të ishte plotësisht e ndarë nga trupi ynë fizik. Por, në vend të një shpirti të përhershëm, vetëdija duket se përbëhet nga një seri atomesh dhe elektronesh.
Ai shtoi:
Dr Carroll vë në dukje Teorinë e Fushës Kuantike (TFK).
E thënë thjesht: TFK dikton se ka një fushë në univers për çdo lloj grimce – një për të gjithë fotonet, një tjetër për elektronet dhe çdo lloj tjetër grimce. Nëse do të kishte ndonjë lloj të jetës së përtejme, testet kuantike do të zbulonin 'grimca shpirtërore' dhe 'forca frymore'.
Dhe e dini çfarë? Nuk ka ansnjë lloj fushe për “grimcat shpirtërore”.