Eni Çobani mohoi gjithçka, publikohet audio e debatit mes avokates dhe Rudina Islamajt

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 03.10.2018, 22:24

Juristja Eni Çobani e ka quajtur skandaloz faktin se ajo debatoi në sallën e gjyqit me nusen e klientes së saj, Rudina Ismalaj.

Ajo tha se as nuk u shoqërua nga policia dhe s'e nuk ka patur një debat të tillë.

Mirëpo, FaxWeb.al ka publikuar audion e debatit mes Çobanit dhe Ismalajt.

Në audio dëgjohet qartë debati mes avokates Çobani dhe Rudina Islamajt, debat ky i zhvilluar pas kërkesës së Islamajt për përjashtimit e trupit gjykues.

Më poshtë audio dhe skripti i debatit:

Pas kërkimit të përjashtimit të trupit gjykues nga Rudina Islamaj, ka ardhur edhe reagimi i avokates Eni Çobani, e cila është shprehur e habitur nga kjo kërkesë, pasi sipas saj mund të ishte bërë më parë.

Eni Çobani: A mund të jap një mendim ndërkohë, apo të ju lë ju një herë të merrni ju vendimin.

Gjykatësi: Mendoj që nuk ka ndonjë vlerë këtu kjo pjesë, se pse duhet të shqyrtohet nga trupi tjetër gjykues.

Eni Çobani: Sepse asnjë nga këto vendime nuk ka lidhje me objektin që ne shqyrtojmë sot. Në qoftëse kjo bëhet në mënyrë të përsëritur… Ne kemi qenë këtu së bashku kur një avokat kërkoi përjashtimin e njërit anëtar të trupit gjykues dhe mund ta bënte edhe zonja atë ditë. Pikërisht të njëjtën kërkesë. Çfarë është kjo. Unë vetëm një gjë dua të them, pra para trupit gjykues, pavarësisht se ju do të vazhdoni me procedurën. Unë jam një nga njerëzit që e njoh jo mirë, por me themel këtë procedurë.

Rudina Islamaj: Kjo sështë...

Eni Çobani: Dhe kur flasë unë ti mos fol. Kur flas unë ti mos fol… The kjo zonja këtu duhet të kontrollohet e tëra se kjo vjen me çimka nëpër këto lloj ambientesh. Kjo duhet kontrolluar se kjo vjen me çimka këtu. Unë nuk jam as Merushja as (Përmend dy emra të tjerë), kështu që ulu aty, ulu aty! Ulu aty dhe dëgjo kur flas, në rregull, se të njoh shumë mirë. (Flet njëkohësisht Rudina Islamaj, nuk dëgjohet)

Gjkatësi: Ta mbarojë ajo një herë fjalën.

Eni Çobani: Unë nuk jam nga ata personat që regjistron ti nëpër telefona, kështu që ulu atje. Atëherë edhe një herë i nderuar kryetari i seancës dghe trupi gjykues! Kjo ësthë një zvarritje e padrejtë. Unë kam reagimin etim si përfaqësuese e të dy personave, si Merushes dhe Mihalit. Nëqoftëse kjo zonja e ka ngjitur me shtëpinë, gjykatën e apelit unë vij katër orë nga Tirana, dhe nëqoftëse kësaj nuk i bën përshtypje po ia përsëris prap: Këtu do më kesh! Jo trup tjetër gjykues por kudo që ta çosh ti, unë do të jem këtu. Unë e kuptoj se për çfarë i bën ti këto. Nuk i bën as për këto zotëritë që ke këtu, ti e bën për përfaqësuesin ligjor. Kaq po të them

Rudina: E para, e para një herë mos më kërcëno ti mua! Dhe e dyta…(Nuk kuptohet çfarë flet)

Eni Çobani: Unë nuk kërcënoj. Unë nuk kërcënoj! Unë flas në bazë të ligjit. Dhe ti zonjë do kontrolluar këtu kur hyn në gjykatë, sepse ti je me çimka dhe ti regjistron në mënyrë të paligjshme. Kaq po të them. Faleminderit! Faleminderit.

Gjykatësi: Meqenëse ka një kërkesë përjashtimi, atëherë do të ndërpresim seancën gjyqësore. Kërkesa për përjashtim do t’i vihet në dispozicion gjykatës dhe do të shqyrtohet nga një trup tjetër gjykues.

Eni Çobani: Këtu do më kesh, mos ki merak. Këtu…

Rudina Islamaj: Edhi ti mua prapa më ke… po po…

Debati zhvillohet pas minutës 05:30

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit