Kopjon shëmtuar poezinë e Kadaresë dhe e paraqet si të vetën, pedagogia e famshme fëlliqet keq

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.10.2018, 17:12

Për të gjithë ata që njohin modelen e njohur Oriola Marashi me siguri njohin dhe nënën e saj Zoje Jakaj apo Xhoi Jakaj, siç ajo paraqitej.

Xhoi Jakaj ka qenë drejtoreshë e burgut të grave në Tiranë dhe aktualisht njihet si pedagoge në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe në degën e Biologjisë në UT.

Mirëpo pak ditë më parë një postim i saji në facebook, ka irrituar ndjekësit që janë të shumtë. Xhoi kishte publikuar një poezi, që ngjasonte shumë me poezinë "Kristal" të Ismail Kadaresë. Ndjekësit e kanë akuzuar pedagogen e shkencave se poezia në fakt është plagjaturë, mirëpo ajo ka këmbëngulur se poezia është e veta. Madje thotë se as nuk e ka lexuar ndonjëherë poezinë e Kadaresë.

Në reagimin e saj Xhoi i përgjigjet një prej kritikeve:

Poezia është e imja e dashur. Madje as lexuar nuk e kisha këtë poezi të Kadaresë. Fati do ndoshta që delli im në poezi po ikën drejt atij dhe vjen në formën time. Të përshëndes dhe se kuptova, ishte thumb apo kompliment, por si do që të jetë për mua nuk ka problem. Ty të respektoj se një tjetri nuk i kthej përgjigje fare."

Përgjigjja e saj ka nxehur më shumë ndjekësit të cilët e kanë sulmuar ashpër me komentet dhe kjo e ka detyruar pedagogen më pas që të heqë postimin.

Ata i kanë shkruar se si mundet një pedagoge të mos ketë lexuar poezinë e përfaqësuesit më të madh të letërsisë shqiptare në botë, i cili ka krijuar vepra të mëdha, madhështia e të cilave nuk zbehet nga koha.

Për më tepër Xhoi njihet edhe si autore e disa librave si dhe është personazh publik pasi del shpesh në media.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit