Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Shkozës.
Një çiklomotor i drejtuar nga një i ri, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ka përplasur një 70-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari i ka prerë rrugën të riut.
Ai është transportuar menjëherë për në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia po punon për zbardhjen e aksidentit.