Avokatja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në komisariatin e policisë.
Çobani është denoncuar nga qytetarja Rudina Islamaj. Juristja ndodhej në seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur është shoqëruar.
Sipas report TV, Çobani ka debatuar gjatë një gjyqi në Apel me denoncuesen, e cila është nusja e klientes së saj.
Aktualisht, ajo po merret në pyetje, ndërsa Islamaj ka kërkuar të zbardhen audio-regjistrimet, pasi pretendon se është kërcënuar prej saj.