Apple sëfundmi ka nxjerrë në treg iPhonet më të mirë e të gjeneratës së fundit, të cilët, sipas kompanisë, supozohet se do të kenë xhamin më rezistent në krahasim me çdo lloj smartfoni tjetër.
Për të parë nëse kjo është e vërtetë, Tom’s Guide vendosi iPhone XS dhe XS Max në një provë rënie në beton nga lartësi dhe anë të ndryshme.
Çfarë u vu re në përfundim, ne ju këshillojmë të shikoni videon deri në fund për ta kuptuar, teksa ju bëjmë me dije se edhe pse iPhone XS dhe XS Max duket të jenë më të fortë në përgjithësi, investimi në një kasë të mirë dhe mbrojtës ekrani është ndoshta një ide e mirë.