Lajmi i vitit/Zbulohen varrezat e lashta në Turan të Korçës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.09.2018, 15:22

Kanë përfunduar pas 18 muajsh gërmimet në fshatin Turan të Korçës, ku arkeologët tashmë do të kenë mundësinë të gjejnë një pasqyrë unike të 5 mijë viteve histori.

Nga gërmimet është zbuluar një nga varrezat më të mëdha e më të lashta në Shqipëri, me rreth një mijë varre të shtresuara.

Nën shtresën e poshtme të zbuluar nga gërmimet në Turan, janë gjetur gjurmët e një vendbanimi të rrallë neolitik si dhe vrima të bëra në tokë, të cilat tregojnë për skeletet e shtëpive në formë kasollesh, të mijëra viteve më parë.

Më shumë se 20 vendbanime neolitike janë gjetur në Shqipëri, të cilat datojnë përafërsisht nga shekulli VII deri në shekullin III para lindjes së Krishtit.

Sipas arkeologut Iris Pojani, puna për ndërtimin e tubacionit të gazsjellësit mundësoi gërmimin në një zonë ku nuk mendohej se do të ishin gjetur ndonjëherë vendbanime të asaj epoke.

Ekipi prej 50 arkeologësh gërmoi në një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë, ku gjetën tre varreza të epokës së Hekurit, epokës Romake dhe asaj të Mesjetës. Në këto varreza nuk ka gjurmë të vendbanimeve, por sipas profesor Pojanit, edhe sot kjo është një zonë e begatë bujqësore.

Artikullin e plotë e gjeni duke klikuar këtu.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit