Klubi i femrave të Spartak Moscow ka surprizuar të gjithë fansat e saj me postimin më të fundit në Twitter.
Sulmuesja e tyre, Julia Ushakova kishte dëmtuar kyçin e këmbës dhe për të njoftuar dëmtimin e saj, klubi ka zgjedhur një mënyrë të çudishme.
Ata kanë vendosur të postojnë një foto nudo të saj, ku fansat mund të shihnin se si futbollistja kishte mjekuar kyçin e këmbës.
Fotoja po bëhet virale, ndërsa nuk dihet nëse llogaria e klubit është hakuar apo jo, pasi në foto është vetë futbollistja.