Çfarë është Gatsbying, tendenca që po shkatërron romancën mes të rinjve

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 28.09.2018, 11:15

Është e zakonshme sot, që të rriturit të shpenzojnë pak kohë për të kujtuar romanticitetin e tyre kur ishin të rinj.

Atëherë kur takimet ishin të domosdoshme ballë për ballë dhe duhej t'i bënin përshtypje partnerit; me pamjen, modelin e flokëve, ose me disa hapa në një vallëzim.

Mirëpo, sot, jeta duket se kalon përmes rrjeteve sociale. Takimet në rrjetet sociale janë shembull i qartë se sa e vështirë është sot të njohësh dikë "online".

Novela e famshme e Scott Fitzgerald, "Gatsby i madh", është bërë më e populluar me filmin e protagonizuar nga Leonardo Di Caprio në vitin 2013.

Jay Gatsby, protagonist i filmit, është një milioner që bie në dashuri me një vajzë të re. Meqenëse nuk guxon të deklarojë dashurinë e tij, ai organizon festa të mëdha vetëm për të marrë vëmendjen e saj.

Great Gatsby organizoi festën më të madhe në dekadën e shekullit 20-të. Por, po të kishte jetuar në epokën e rrjeteve sociale, nuk ka dyshim se ai do ishte futur live në rrjetet sociale, vetëm për të marrë vëmendjen e vajzës që donte.

Kjo është Gatsbying, të postosh në rrjetet sociale se sa mirë po ia kalon dhe të tregosh kush je dhe sa ke, vetëm për t'i bërë përshtypje personit që të pëlqen.

Por nga të gjitha pëlqimet që merr, ty të intereson vetëm një: të atij personi. E poston foton vetëm për t'i bërë atij personi përshtypje. Do vetëm vëmendjen e tij. E di, e di që e gjen veten. Edhe unë e kam bërë! Dhe quhet Gatsbying.

Fundi i romanticitetit?

Le të themi të vërtetën. Strategjia e Gatsby ishte shumë argëtuese. Organizonte festa ku të gjithë ia kalonin mirë. Të kërkosh vëmendjen e personit që të pëlqen në mënyrë indirekte është diçka që është bërë gjithmonë, ashtu siç e thotë dhe Fitzgerald në librin, apo filmin në fjalë.

Por fakti që është bërë virtualisht i heq një rrezik të vogël, ndoshta dhe pak kënaqësi.

Është e vërtetë, se ndoshta mund të funksionojë. Dhe sot marrëdhëniet kanë një komponent të fortë virtual, që duhet t'i përshtatesh.

Por ndoshta, rikthimi në romanticitet mund të bëjë diferencën. Ky person që do sheh qindra foto në ditë. Po sa herë në ditë ai merr një ftesë për një ngjarje të veçantë?

PËRKTHEU DHE PËRSHTATI: JOQ.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit