Luka Modriç u shpall lojtari më i mirë në botë nga FIFA disa ditë më parë.
Por teksa lëvizte në tapetin jeshil gjatë ceremonisë së FIFA-s, kroati nxori celularin nga xhepi që ndryshe nga modelet e fundit të Iphone, ishte një model i thjeshtë Iphone 5S.
Mediave nuk iu ka shpëtuar ky detaj, ndërkohë që mendohet se lojtari mund ta ketë atë prej 5 vitesh.
Edhe pse fiton rreth 7 milionë euro në sezon, 33-vjeçari shpesh herë tregon që është një njeri shumë modest.
Një iphone i ngjashëm me të Luka Modriç mund ta gjesh edhe me 100 euro.