Një mësuese matematike i ka ulur notat nxënësit të saj pasi ky i fundit kishte ndaluar së kryeri marrëdhënie seksuale me të.
Viktima dhe nëna e tij, të identifikuara në të dhënat e gjykatës si John dhe Mary Doe, tani po padisin shkollën për neglizhencë dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional.
Sipas raportimeve të mediave lokale, 27-vjeçarja Jennifer Olajire-Aro thuhet se 'inkurajoi dhe detyroi' nxënësin e saj 17 vjeçar, që të kryente marrëdhënie seksuale me të më shumë se një herë në vende si shkolla ku ajo jepte mësim, në makinë apo edhe në shtëpinë e saj.
Sipas raportit, në të paktën një rast, mësuesja e matematikës e martuar dhe më fëmijë, ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj të mitur në praninë e fëmijës së saj 10 muajsh.
I gjendur para presionit, djali filloi të frekuentonte çdo ditë dhe më pak orën e matematikës për të evituar mësuesen e tij.
Më në fund ai u hap me nënën e tij në lidhje me marrëdhëniet e tij seksuale me mësuesen e matematikës në dhjetor të vitit 2017. 17-vjeçari foli sepse Olajire-Aro, në shenjë kërcënimi, i kishte ulur notat.
Mësuesja u arrestua më 18 dhjetor nën akuzën për ngacmim seksual të nxënësit të saj.