Pak ditë më parë Jona Spahiu është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj, një djalë bukurosh, si fryt i dashurisë me partnerin, Frenklin Ymeri.
Çifti është shumë i lumtur për këtë ndryshim të madh në jetën e tyre, ndërsa sot, vetë Jona ka publikuar një video interesante me momente para dhe pas lindjes së vogëlushit të saj.
Gjithashtu, Jona na ka prezantuar me emrin e bebushit, i cili quhet Raiden.
Raiden është pagëzuar me këtë emër nga halla e tij dhe kuptimi i emrit është me të vërtetë i veçantë. Do të thotë "Zot i Dritës dhe Vetëtimës".