Shfrytëzonin vajza dhe gra si prostituta në lokale, kapet banda me 22 persona në Kosovë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.09.2018, 18:35

Policia e Kosovës ka arrestuar plot 22 persona pasi akuzohen për përfshirje dhe shfrytëzim prostitucioni.

Mediat kosovare shkruan se të arrestuarit kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe të gjithë së bashku përdornin femra si prostituta.

Disa prej tyre janë pronarë të lokaleve apo ambienteve të cilat ofroheshin për vajzat apo gratë që shfrytëzoheshin.

Mediat shkruajnë se sipas komunikatës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe njësitet përkatëse kanë kryer disa operacione në Prishtinë dhe Gjakovë.

Kështu në Prishtinë janë arrestuar 12 persona për vepra të kundërligjshme, konkretisht, “mundësim ose detyrim në prostitucion”, kurse 4 të tjerë janë ndaluar nën dyshimet për kryerje të veprave penale, “mundësim ose detyrim në prostitucion”, “ofrim i lokalit për prostitucion” dhe "marrje me prostitucion “.

Ndërsa në rajonin e Gjakovës, janë arrestuar 6 persona nën dyshimin se kanë mundësuar apo detyruar kryerje të prostitucionit.

Ndërkaq në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit është thënë se gjatë vitit 2017 institucionet e Kosovës kanë identifikuar 32 viktima të trafikimit, përkatësisht 25 gra dhe tre meshkuj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit