Media amerikane, Bangor Daily News i ka dedikuar një artikull një 66-vjeçari shqiptar i cili u shpërngul nga Shqipëria për në Portland në vitin 2016. Duke menduar se askush në vendin ku ai po emigronte nuk do të interesohej për instrumentin e tij muzikor apo traditat e vendlindjes së tij, Ylli nuk e mori me vete as firzamonikën.
Artikulli i shkruar nga Troy R. Bennet tregon sesi 66-vjeçari shqiptar solli muzikën dhe traditat e vendlindjes në komunitetin ku jetonte në SHBA.
Pjesë nga artikulli:
I moshuari mori valixhen dhe nxori një firzamonikë të madhe të kuqe, më pas vuri shiritat në shpatulla. Në fillim, ai ishte i pasigurt. Kishte kohë që nuk i binte më veglës muzikore. Pastaj, ai i dha një të shtypur, gishtat e tij kërcenin mbi çelësat e bardhë dhe në atë moment 50 vjet muzikë u rikthyen tek ai.
Duke qëndruar në trotuar, ai e lëvizi kokën dhe filloi të këndonte. Në atë moment njerëzit nga apartamentet rreth e qark filluan të mblidheshin rreth tij në formë rrethi. Askush nuk i kuptonte fjalët. Ai këndonte në një gjuhë që ata nuk e kuptonin. Gjithsesi nuk kishte rëndësi, ata e dinin se për çfarë ishte kënga: Gëzim, gëzim i pastër.
Largimi nga shtëpia
Në vitin 2016, Ylli Brekofca u largua nga shtëpia e tij në Shqipëri, në kërkim të një jete më të mirë. Në dhjetor të atij viti, Brekofca arriti në Portland,SHBA.
Ai la pas çdo gjëje dhe u nis nga vendlindja e tij me dy valixhe të vogla. Mes gjërave që la pas ishte edhe firzamonika, instrumenti që ka qenë shoqëruesi i tij i vazhdueshëm që nga fëmijëria. Ylli nuk e mori me vete firzamonikën me idene se askush në Maine nuk do të interesohej për muzikën shqiptare, apo këngët popullore që ai mësuar gjatë gjithë jetës.
Tashmë, dy vite më vonë, Brekofca është në shtëpinë e tij. Ka gjetur miq, një fizarmonikë dhe banorët e duan muzikën e tij.
Edhe pse para dy vitesh ai mendonte se askush në SHBA nuk donte t'ia dinte për muzikën dhe traditat e tij shqiptare, këtë javë Ylli, do të mbajë një koncert solo me këngë shqiptare në Mayo Street në Portland.