Bujë të madhe në këtë javë të Serie A, bëri zënka dhe më pas një veprim i ulët i Douglas Costa mbi lojtarin e Sassulo-s, Federico di Francesco.
Pasi pështyu këtë të fundit dhe doli nga loja me kartonin e kuq, Costa u kërkoi falje tifozëve, por la të kuptohet se ishte lojtari kundërshtar që e kishte provokuar.
Mediat italiane shkuan më tej, duke pretenduar se Di Francesco kishte përdorur ofendime raciste ndaj brazilianit.
Menjëherë pas këtyre lajmeve, ka reaguar vetë lojtari, i cili i mohoi këto akuza.
Sulmuesi italian tha:
Douglas Costa rrezikon deri në 6 ndeshje pezullim pas atij veprimi, ndërsa pritet që komisioni i disiplinës ta marrë në shqyrtim nëse deklaratat e mediave për thënie raciste ndaj brazilianit janë të vërteta.