Ish-Kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika ka nisur një "luftë" në distancë me presidentin e Flamurtarit, Sinan Idrizin.
Idrizi lavdëroi Kryetarin aktual, Drital Lelin për përkushtimin që po tregon ndaj ekipit, por njëkohësisht thumboi Shpëtim Gjikën duke e quajtur "zevzek facebooku".
Fjalët e Idrizit
Tani është ‘keq me burrë, keq pa burrë’. Kryetari i Bashkisë (Dritan Leli) nuk është vetëm sot pranë ekipit, por është gjithmonë. Ka gjithashtu një gjë qytetare të llojit të veçantë që ndryshe nga ai zevzeku i ‘Facebook’-ut (Shoëtim Gjika) që bezdis në çdo kohë dhe në çdo vend, Leli i qëndron pranë Flamurtarit, gjithmonë si një regjisor i mirë dhe ka informacion të saktë në çdo kohë, pa fyer qytetin, pa e bezdisur dhe pa e shkatërruar”.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Gjikës. Ai ka postuar pikërisht në “Facebook” një status ku i përgjigjet Idrizit me doza të larta ironie, madje kalon edhe në ofendim.
Replika e Gjikës:
Faleminderit, që pas kaq vitesh, në këtë moshë, më mundësove të shoh live dy meshkuj, (burra nuk u them dot), të “mikloheshin”, “të komplimentoheshin”, të “përkëdheleshin”, e pothuajse të ledhatoheshin me njëri-tjetrin, për ta mbyllur me një hot “përqafim”. Dhe në momentin që ata “dy meshkuj” (se burra nuk i quaj dot) e vendosën se, “armiku” i dashurisë së tyre, paskam qenë unë me “zevzellëkun” tim në fb, kaluan në orgazëm. Më pas, njëri nga “meshkut” fluturoi” në ajër, ndërsa “mashkulli” tjetër “zbriti” me këmbë në tokë”.
Shpëtim Gjika ka qenë për shumë vite presidenti i Flamurtarit, madje në kohën e tij ekipi vlonjat ka luajtur gjithmonë në nivele të larta. Pavarësisht se aktualisht nuk ka asnjë rol në klub, Gjika mbetet një nga tifozët më të thekur të Flamurtarit.