U bënë disa vite tashmë që turqit po na “pushtojnë” me telenovelat e tyre në ekranet tona dhe duhet ta pranojmë se pjesa më e madhe janë shumë të bukura.
Shfaqje të realizuara me profesionalizëm, histori të veçanta por edhe aktorët shumë të bukur bien gjithmonë në sy dhe i mbajmë mend gjatë.
Përpos roleve me të cilat na fitojnë zemrat, aktorët turq vlerësohen shpesh edhe për bukurinë që i karakterizon.
Që nga “Mehmeti” tek Gymysh dhe deri tek “Sarp”, le të zbulojmë se sa të gjatë janë aktorët meshkuj që na kanë fiksuar me orë të tëra pas ekranit.
Në listën e mëposhtme vihet re se pjesa më e madhe i kalojnë të 1.80 centimetrat.