Apple ka prezantuar mbrëmjen e sotme gjeneratën e re të iPhone-ve. Ashtu siç pritej, kompania ka sjellë 3 smartofonë të rinj, iPhone XS, iPhone XS Max si dhe iPhone XR.
Sipas raporteve të para, iPhone XS do të kushtojë 859.34 euro për versionin me 64 GB memorie, 988.38 euro për versionin me 256 GB dhe 1160.42 euro për versionin 512 GB.
Sa i përket iPhone XS Max, pajisja do të kushtojë 945.37 euro për versionin 64 GB, 1074.40 euro për versionin 256 GB dhe 1246.44 euro për versionin me 512 GB hapësirë magazinimi.
iPhone XR, nga ana tjetër ka një çmimi më të volitshëm. Kështu, iPhone XR do të kushtojë 644.29 euro në të trija versionet.
Specifikat kryesore të iPhone XS dhe XS Max janë:
– Dy madhësi: 5.8-inç dhe 6.5-inç Display OLED HDR (Ekran Super Retina)
– Ngjyrat: Ari, Argjend dhe të Hirtë hapësinore
– Teknologjia e njohjes së fytyrës (Face ID) premton të punojë më shpejt në zhbllokimin e celularëve
– Kamera e dyfishtë në anën e pasme me 12 mp dhe lente telefoto
– Kamerat e përparme me 7 mp që do të sjellin thellësi në fotot e portret-mode
– Çipi bionik A12, procesori 7nm (nanometer) premton të nisë aplikacionet 30 për qind më shpejtë se iPhone 2017
– Rezistenëc ndaj ujit IP68 (dy metra deri në 30 minuta në ujë)
– Prekje 3D përmes ndjeshmërisë
– Zërim stereo me fushë më të gjerë
– Sistemi operativ iOS 12
– Mbështetje për realitet të shtuar (AR) përmes kamerave të kalibruara dhe çipit bionik A12
Karakteristikat e iPhone XR:
iPhone Xr vjen i instaluar me procesorin më të fundit të Apple 7nm A12, ndërsa ekrani Liquid Retina vjen me përmasat 6.1 inç, i cili është më i madh se ai i instaluar në iPhone Xs, megjithatë paneli është LCD dhe jo një OLED.
Kamera paketon një konfigurim me një lente të vetme – e njëjta kamerë me kënd të gjerë që është instaluar në iPhone XS.
Jetëgjatësia e baterisë, në krahasim me iPhone 8 Plus, është përmirësuar për 90 minuta.
iPhone Xr vjen në ngjyre të zezë, të bardhë, të kuqe, të verdhë, koral dhe blu.