Ajo rrëmbeu zemrat e gjithë shqiptarëve kur telenovela “Kloni” u shfaq për publikun shqiptar. Por “Zhade” ose më mirë Giovanna Antonelli vijon ende të jetë një aktore shumë e njohur në telenovelat braziliane.
Sot 42 vjeç, aktorja është në formë të shkëlqyer fizike ndonëse është nënë e tre fëmijëve.
Në fakt që nga koha kur ka luajtur “Zhaden” ajo duket ende e freskët dhe me stil pa ndryshuar aspak ndonëse vitet ikin.
Çfarë e bën të duket më ndryshe është pjekuria dhe stili i ri i flokëve.
Kujtojmë se Giovanna u martua me aktorin që luante Lukasin, Murilo Benicio-n dhe martesa e tyre zgjati pesë vite. Majde ata u bënë prindër të një djali të quajtur Pietro, i cili sot është 12 vjeç.
Më pas aktorja u martua me Leonardo Nogueira, dhe ka dy vajza binjake.
Më poshtë ju sjellim disa nga fotot më të fundit të aktores.