Dita e sotme shënon ditën përfundimtare të mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës.
Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.
Sipas këtij institucioni, të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.
Në njoftimin e AMA-s thuhet se mbas datës 10 Shtator 2018 nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.
E thënë ndryshe, nëse nuk blini një dekoder dixhital, i cili është gjithmonë privat, kot sa e mbani televizorin në shtëpi, pasi nuk do të mund të shikoni dot më asnjë kanal.

Foto ilustruese