Kombëtarja shqiptare starton sot zyrtarisht aventurën në Ligën e Kombeve teksa në orën 20:45, kuqezinjtë do përballen në "Elbasan Arena" ndaj Izraelit.
Për trajnerin Panuçi kanë filluar dhimbjet e kokës pasi Eros Grezda ka lënë stërvitjen dhe nuk do të jetë në dy ndeshjet e radhës.
Mesfushori i Gllazgo Rejnxhërs është larguar dytë ditë më parë me lejen e stafit kuqezi.
Normalisht mungesa e tij i hap telashe Panuçit. Ky i fundit, me sa duket, nuk i ka bërë mirë llogaritë me listën dhe tashmë është detyruar të ndryshojë formacionin.
Vendin e Grezdës pritet ta marrë ish-futbollisti i Skënderbeut, Enis Gavazaj.
Ja si pritet të jetë sot formacioni: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Binaku, Basha, Lilaj, Xhaka, Gavazaj, Hyka, Guri.